Rama: Refuzova takimin e thirrur nga Albin Kurti sepse s’dua të jem pjesë e shfaqjes dhe propagandës së tij

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka thënë se nuk ka dashur të jetë pjesë e takimit të thirrur nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti për pandeminë, sepse ‘nuk donte të bëhej pjesë e shfaqjes dhe propagandës së tij’.

“Nuk e kam parë të arsyeshëm një takim të tillë propagande se cka do diskutonim ne në atë takim dhe cilën pandemi do ta diskutonim, për mua ishte një shfaqje që nuk e konsideroja që duhej të merrja pjesë në atë takim”, ka thënë Rama te Cim Peka.

I pyetur lidhur me raportet me kryeminsitrat e kaluar të Kosovës por edhe me Kurtin tani, Rama u përgjigj.

“Nuk kam pasë probleme me Isa Mustafën, përkundrazi kemi pasur marrëdhënie shumë të mira. Me Albinin nuk kam problem asnjë problem të vecantë,Raportet me Haradinajn, skandaloze, gjyqi me të do të vazhdojë. Qytetarët kanë nevojë ta dinë të vërtetën”, tha ai.