Tentoi të futej në Kosovë me sigurim të falsifikuar, policia arrestoi maqedonasen

Një shtetase e Maqedonisë së Veriut, gjatë ditës së djeshme ka tentuar që me sigurim të falsifikuar të hyjë në Kosovë.

Në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit, dje në ora 15:30, Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetase të Maqedonisë së Veriut.

Siç njofton policia, e njëjta është arrestuar pasi që dyshohet se ka falsifikuar dokumentin e sigurimit kufitar.

Me vendim të prokurorit dokumenti është konfiskuar për ekzaminim, ndërsa e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.