Vajza më e veçantë në botë, konsiderohet Borëbardha e kohëve moderne (foto)

Nariyana Nariyana, ndryshe njihet edhe si Borëbardhja, është një vajzë 8 vjeçare nga Republika Yakutia në Rusi.

Pamja e saj nuk është aspak e zakonshme por është e mahnitshme, shumë e konsiderojnë edhe si një mrekulli të natyrës.

Me lëkurë porcelani, flokë të bardhë, qerpikë të bardhë dhe sy të purpurtë ajo duket si një krijesë nga një përrallë.

Asaj i janë ofruar shumë punë edhe për modelizëm, mirëpo nëna e saj për Siberian Times ka treguar se nuk është e gatshme që vajza e saj të bëjë një jetë para kamerave.

”Asaj i pëlqen të pikturojë dhe të vallëzojë. Nuk dua që ajo të fillojë të punojë qysh tash si fëmijë, kur të rritet do të bëjë zgjedhjen vetë se çfarë dëshiron të bëjë me jetën e saj”, ka potencuar ajo për Siberian Times.