Komuna e Prishtinës reagon pas kërkesës së LVV-së për hetim

Komuna e Prishtinës, përmes një komunikate, ka reaguar lidhur me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje që Policia të hetojë Komunën e Prishtinës për aktivitet të dyshimtë.

“Ju njoftojmë se, nga mediat kuptuam që Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Policia e Kosovës hetim të Komunës së Prishtinës, për siç thuhet në njoftim, një aktivitet të dyshimtë ekonomik, që përfshin edhe keqpërdorimin e parasë publike, gjegjësisht, për licencimin e operatorëve ekonomik për organizimin e transportit taxi të udhëtarëve me vetura elektrike” thuhet në komunikatë.

Komuna gjithashtu ka deklaruar se vendimi në fjalë është marrë nga administrata paraprake qeverisëse, teksa menjëherë pas ardhjes së administratës së re, është kërkuar auditim i këtij rasti.

Komuna e Prishtinës në të njëjtën kohë ka bërë me dije se është e hapur për çdo kërkerë të organeve të rendit.

“Meqenëse, Vendimi në fjalë është marr pak para ardhjes së administrates së re qeverisëse, qeverisja e re lokale menjëherë ka kërkuar auditim të jashtëzakonshëm lidhur me rastin në fjalë është në pritje të rezultateve të auditimit, dhe sa i përket organeve të hetuesisë, jemi të hapur ndaj çdo kërkese që organet e rendit mund të kenë” përfundon komunikata.