Komuna e Prishtinës tregon se ku do të vendoset shtatorja e Anton Çettës

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Agim Kuleta, ka njoftuar se është vendosur që shtatorja e Anton Çettës të vendoset pranë fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, vendimi është marrë në nëntor të vitit të kaluar, shkruan Fokusi.info.

Komuna e Prishtinës ka vendosur që shtatorja e Anton Çettës të vendoset pranë fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, vendimi është marrë në nëntor të vitit të kaluar. Këtë e ka bërë të ditur kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Agim Kuleta, në Facebook.

Ai ka thënë se vendi është shumë dinjitoz dhe se është përcaktuar në bashkëpunim me familjen Çetta.

“Çështja e lokacionit për vendosjen e shtatores së Anton Çettës është e zgjidhur me vendimin e KK të Prishtinës (12.11.2020). Në një vend shumë dinjitoz, i përcaktuar në bashkëpunim edhe me familjen e tij”, ka shkruar Kuleta.

Më poshtë vendimi rreth vendosjes së Anton Çettës.