Komuna e Vushtrrisë dhe MMPHI-ja nënshkruajnë memorandum në vlerë rreth 600 mijë euro

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim ministrin e Mjedisit, Planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe zëvendësministrin, Hysen Durmishi.

Të dy kanë nënshkruar memorandum bashkëfinancimi në vlerë prej 591,500.00€, transmeton Fokusi.info.

Postimi i plotë i kryetarit Idrizi:

MEMORANDUM BASHKËFINANCIMI ME MMPHI NË VLERËN 591,500.00€

Sot mirëpritëm në takim ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe zëvendësministrin Hysen Durmishi, me ç’rast ✍️nënshkruam memorandum bashkëfinancimi për realizimin e disa projekteve infrastrukturore🚧në të mirë të qytetarëve të Vushtrrisë, si:

📍Projekti i rrugës R220 nga Ura e Silnicës deri tek Llamkos;
📍Projekti i rehabilitimit të rrugëve në fshatrat Akrashticë-Balincë;
📍Projekti i rehabilitimit të rrugës nga magjistralja N2 Dumnicë e Ulët-Dumnicë e Epërme;
📍Projekti i rehabilitimit të rrugës “Dëshmorët e Kombit.

Faleminderit për bashkëpunimin ministër Aliu dhe zëvendësministër Durmishi!🤝

Lini një Përgjigje