Marrëveshja e koalicionit: A do të takohen Kurti dhe Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është duke pritur përgjigje nga Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me ofertën që ia ka bërë kësaj partie në mënyrë që të lidhet marrëveshja për bashkëqeverisje.

Pas takimit të mbrëmshëm ndërmjet dy liderëve, Albin Kurtit e Isa Mustafës, ku prezent ishin edhe ambasadorët e QUINT-it e që rezultoi pa ndonjë marrëveshje, Isa Mustafa tha se tani e tutje do të presin nga VV-ja përgjigje në lidhje me ofertën e tyre të fundit.

Por, në partinë e Albin Kurtit nuk kanë ndonjë informacion nëse do të ketë takim ndërmjet dy liderëve.

Kështu tha për Front Online, zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.

“Ende nuk kam ndonjë informacion se a do të ketë takim sot”, ka thënë shkurt Arlind Manxhuka nga Lëvizja Vetëvendosje.