Komunarët e Vushtrrisë kanë ngrënë mbi 700 file pule

Në Komunën e Vushtrrisë janë ngrënë brenda pak kohë 707 file pule.

Në faturat e drekave dhe darkava zyrtare të siguruara nga KALLXO.com, brenda periudhavës maj, qershor dhe korrik të vitit të kaluar janë ngrënë mbi 707 file pule me sos të këpurdhave.

Një file pule me sos kishte kushtuar 2 euro e gjysmë.

Ndërsa, totali i krejt këtyre filetave të pulës i ka kushtuar komunës së Vushtrrisë 1 mijë e 767 euro e gjysmë (1,767.50euro)

Këto 707 file pule janë të faturuara në vetëm 20 fatura. Pra, janë ngrënë në 20 takime.

Në të gjitha këto fatura, nuk specifikohet se për cfarë arsye janë porositur kaq shume file pule, mirëpo me laps janë të shkruara vetëm fjalët, “Arsimi – Trajnim”.

Kjo lë të nënkuptoj se këto shujta me file pule mund të jenë porositur për Drejtorinë e Arsimit.

Në fatuart e analizuara nga KALLXO.com, më së shumti file pulejanë porositur gjatë muajit korrik.

Vetëm në datat, 2, 3, 4 dhe 5 korrik janë porositur 338 file pule në gjithsej.

Ndërsa, në datat, 12, 13 dhe 14 korrik përmbajnë nga dy fatura në ditë.

Në datën 12 korrik janë porositur dy herë file pule, njëra faturë 15 file pule, ndërsa fatura tjetra faturë 25 file pule.

Në datën 13 janë porositur njëherë 10 file pule, e pastaj edhe 25 file pule tjera, ndërsa me datën 14 korrik, njëherë ishin porositur 8 të tilla e pastaj edhe 25 tjera.

KALLXO.com ka filluar publikimin e dosjes “Sa Han Kryetari”, ku do të publikohen shpenzimet e drekave dhe darkave zyrtare të kryetarëve dhe zyrtarëve të komunave të Kosovës.