“Festa e Kulturave” është aktiviteti i radhës që do të mbahet nesër, në komunën Chiari të Italisë, përcjell albinfo.ch.
E në këtë organizim, bashkëpunëtorë do të ketë edhe nga komuniteti shqiptar. “Festa e Kulturave” organizohet nga shoqata “Chiari Al Centro”, në bashkëpunim me Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë në Itali (LSHASHI) nën patronatin (përkujdesjen) e komunës Chiari (BS).
Nga LShASh kanë njoftuar se gjatë këtij programi do të ketë muzikë, valle, ekspozita e lojëra zbavitëse për fëmijë.
“Grupi Valleve Shqiponjat” i ardhur posaçërisht nga Lecco së bashku me grupin “Ansambli Diaspora” nga Cremona do të mbushin hapësirat e sheshit (Piazza Zanardelli) me muzikën e valleve tradicionale shqiptare e rumune”, thuhet në njoftim.