Konfirmohet, Blinken do të vizitojë Shqipërinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të udhëtojë në Shqipëri dhe Gjermani në periudhën 14-17 shkurt, bëri të ditur Departamenti amerikan i Shtetit.

Antony Blinken, sekretar amerikan i Shtetit, do të udhëtoj në Shqipëri.

Sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Shtetit, Blinken do të vizitojë Shqipërinë dhe Gjermaninë në periudhën 14-17 shkurt, raporton Radio Evropa e Lirë.

Blinken do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë të Munihut të Gjermansië, ku do të diskutohet për Ukrainën, situatën në Lindjen e Mesme dhe sigurinë transatlantike.