Konfirmohet meçi i ri mes Joshuas dhe Ruizit, ja kur do të ndodhë

Rimeçi mes Anthony Joshuas dhe Andy Ruizit do të ndodhë në nëntor ose dhjetor, ka konfirmuar promotori i Joshuas, Eddie Hearn.

Boksieri amerikan i lindur në Meksikë, Ruiz shkaktoi njërën prej tronditjeve më të mëdha në histori të kategorisë së rëndë të boksit kur ia mori Joshuas titujt IBF, ËBO dhe ËBA në meçin e së shtunës në Nju Jork, transmeton Gazeta Express.

Ruiz u bë meksikani i parë kampion i botës pasi e rrahu Joshuan duke e rrëzuar katër herë para se gjyqtari ta ndërpriste meçin në rundin e shtatë.

Hearn njoftoi se Joshua e ka aktivizuar të martën klauzolën në kontratën me Ruizin për rimeç.

“Pas një takimi me AJ, Rob Mcracken (trajnerin e Joshuas) dhe ekipin menaxhues në Nju Jork, sot e kemi aktivizuar klauzolën për rimeç në kontratën me Andy Ruiz”, shkroi Hearn në Twitter.

“Meçi do të ndodhë në nëntor ose dhjetor në një vend të cilin ende nuk e kemi konfirmuar”, shtoi ai.