Konfirmohet nga Von Cramon- Albin Kurti ka një propozim për zbatimin e Zajednicës

Raportuesja e BE-së për Kosovën, Viola Von Cramon, ka treguar se Qeveria e Kosovës ka një propozim për zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. E ka kumtuar këtë ekskluzivisht gjatë një interviste që transmetohet sonte, e martë, në “Interaktiv” të KTV-së.

Von Cramon e ka kualifikuar të mirë lëvizjen e Qeverisë për çështjen e Asociacionit.

Në këtë intervistë, ajo ka ndarë detaje nga takimi me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, dhe ka treguar kërkesën direkt qe ia ka bërë atij për ta ndalur fushatën e ç‘njohjeve.

Eurodeputetja ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për dorëzimin e aplikacionit në Këshillin e Evropës dhe ka treguar mbi aktivitetin që do ta realizojë në Francë, në funksion të heqjes së vizave për kosovarët.