Konfirmon Presidenca: Macron në Paris mban takim vetëm me Thaçin dhe Vuçiqin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të zhvillojë sot takim me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të Forumit të Paqes në Paris.

Ky takim do të jetë trepalësh, pasi pjesë e tij do të jetë edhe Presidenti i Francës Emmanuel Macron, dhe këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv zyra për media e Presidencës së Kosovës.

”Po, në margjina të Forumit të Paqes në Paris, me ftesë të presidentit Macron, tash në orën 12:45 do të mbahet një takim trepalësh në mes të presidentit Macron, presidentit Thaçi dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq”, thuhet në njoftim.