Konfiskohen 100 euro fals

Policia e Kosovës ka konfiskuar një kartëmonedhë 100 euro, pasi dyshohet se ajo është e falsifikuar.

Ankuesi mashkull ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në pompë të derivateve, një person i panjohur me veturë ishte furnizuar me derivate dhe për pagesë ia kishte dhënë 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Rasti ka ndodhur më 28 shkurt, në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, në ora 02.15, thuhet në raportin e rregullt të Policisë së Kosovës.

Njësiti policor është marrë me rastin nga ankuesi dhe ka konfiskuar kartëmonedhën në fjalë për procedura hetimore.