Kryeziu: Vendimi përfundimtar i Kushtetueses deri më tash nënkupton se opozita ka të drejt

Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, ka thënë se vendimi përfundimtar i Kushtetueses deri më tash nënkupton se opozita ka të drejtë,

Kryeziu theksoi se partitë politike duhet të vetëdijesohen që është një organ i pavarur i ndërtuar si një subjekt i rëndësishëm i shtetit.

“Vendimin përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese deri më tash nënkupton se opozita ka pasë të drejtë. Derisa e rrëzon ligjin në tërësi, opozita ka pasë të drejtë”, ka thënë Kryeziu, i ftuar në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

“Kjo nënkupton se (Qeveria) nuk ka vetëdije të lartë shtetërore dhe nuk kanë përgatitje për shtet, gjykata nuk është e kapur janë njerëz profesional, vendimet i kanë të drejta, të paanshme të pandikueshme. Partitë politike duhet të vetëdijesohen që është një organ i pavarur i ndërtuar si një subjekt i rëndësishëm i shtetit dhe duhet respektuar si i tillë”.