Konfiskohen 72 mijë vezë pa dokumentacion në kufi

Policia në pikë kufitare në Vermicë, ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të vezëve pa dokumentacion përkatës.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Gjatë kontrollimit tq automjetit të cilin e drejtonte një shtetas i Shqipërisë, policia ka gjetur dhe konfiskuar 72 mijë vezë pa dokumentacion përkatës.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.