Palestinezi sulmon me skalper policin në Prishtinë

Mbrëmjen e së hënës në Prishtinë janë arrestuar dy shtetas të Palestinës, të cilët janë kapur në flagrancë duke kryer vjedhje në një shtëpi.

Policia ka bërë të ditur se njëri nga ta ka sulmuar me skalper policin. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Misine Kokollari” në kryeqytet, rreth orës 21:15.

“Të lënduar nuk ka, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia.