Konjufca e paraqet veten si shpëtimtar të ‘Koalicionit të Shpresës’: Krenohet se si ia theu mendjen Albin Kurtit

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka deklaruar se deri të premtën në orën 2 pasdite, Albin Kurti nuk ishte bindur që ta lejonte Konjufcën që të dorëhiqej nga posti i Kryeparlamentarit.

Konjufca, gjatë kohës sa fliste në T7, deklaronte se bën be ne gjithçka, që i ka thënë Albin Kurtit se ai [Konjufca] duhet të dorëhiqet sepse LDK nuk do ta votonte qeverinë e pakicës, në të cilën Kurti këmbëngulte sipas tij.

Konjufca vazhdimisht elaboronte bisedën mes tij dhe Kurtit si një ‘transkript verbal’, ku e pandehë veten si negociator i fortë, që ia ka thyer mendjen Kurtit për ta bërë koalicionin me LDK-në, sipas kërkesave të këtyre të fundit.