Konjufca: Koalicioni i ardhshëm, ose PDK-LDK, ose VV-LDK

0
349

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka parashikuar koalicionin e ardhshëm qeverisës të vendit.

Konjufca ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se gjasat janë të mëdha që qeveria e ardhshme e vendit të udhëhiqet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Sipas tij, koalicioni i ardhshëm do të përbëhet ose nga Partia Demokratike e Kosovës dhe LDK’ja, ose nga Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK’ja.

Konjufca ka vlerësuar se përbërja e koalicionit të ardhshëm do të varet shumë edhe nga fitorja apo disfata e mundshme e Lutfi Hazirit në garën për kryetar të LDK’së./Express/