Konjufca: Qeveria të mos bëj sehir, të marrë më seriozisht luftën kundër Covid-19

Glauk Konjufca, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti të marrë më seriozisht luftimin e pandemisë.

Sipas tij, në këtë kohë s’duhet të ketë “gjumë” nga ana e institucioneve.

“Qeverisë i them të se nuk bën me flejt, të mos bëj sehir por të luftoj Covid-19 më me seriozitet”, tha Konjufca i ftuar në emisionin DPT te Fidani në T7.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe respektim të masave të rekomanduara nga IKSHPK.

Konjufca ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj.

Tha se në kohën kur me këtë ministri ka udhëhequr Arben Vitia, qytetarët i kanë zbatuar rekomandimet më mirë.

E gjithë kjo sipas tij, pasi qeveria Hoti nuk është legjitime.

“Ato masa kanë qenë të ashpra të VV’së por u respektojshin strikt. Kjo qeveri nuk di as me marrë masa. Edhe kur akuzon të akuzon palidhje”, theksoi ai.