Konjufca takon Apostolovën, flasin për zhvillimet aktuale politike

0
215

Kryekuvendari Glauk Konjufca është takuar me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, me të cilën diskutoi për zhvillimet aktuale politike në vend, procesin e ndërtimit të institucioneve të reja, për agjendën evropiane të Kosovës dhe obligimet e Kosovës në këtë proces.

Shefja e misionit të BE-së uroi Konjufcën për përgjegjësinë e re instutucionale. Ajo theksoi se Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të ndihmuar rrugën evropiane të Kosovës, në të gjitha proceset dhe hapat e saj.

Nga ana e tij, Konjufca theksoi përkushtimin e Kuvendit për të vazhduar dhe forcuar më tej bashkëpunimin me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe se Kosova do të vazhdojë angazhimet e saj për përmbushjen e të gjitha kritereve që ajo ka para vetes në procesin euro-integrues, transmeton Klan Kosova.