Konjufca tregon se a është njoftuar Isa Mustafa për propozimin për kryetarin e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka qenë i njoftuar paraprakisht për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Konjufca ka thënë se Mustafa ka mundur të mos ketë qenë i informuar për emrin por që ka qenë i informuar se institucionet nuk do të bllokohen nga Vetëvendosja.

“Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka njoftuar zotin Mustafa në takimin e 24 dhjetorit që nëse nuk arrinë marrëveshje, do të deturohemi të procedojmë sipas ligjeve në fuqi.

Saktësisht, Kurti i ka thënë Mustafës se nëse vie puna dhe ju nuk e pranoni njërën prej zgjidhjeve dhe prisni ta bllokojmë jetën e institucioneve të Kosovës kjo nuk do të ndodhë.

Mund të mos ketë qenë i informuar për emrin tim, por zoti Mustafa po reflekton në mënyrë krejtësisht të papritur, për shkak që ai e ka ditë fare mirë nëse marrëveshja nuk arrihet para mbledhjes së Kuvendit VV nuk do të jetë bllokuese e saj”, ka thënë Konjufca për KTV.