Szunyog: Zgjidhja më e mirë është dorëheqja e kryetarëve në Veri të Kosovës

Rruga përpara është dialogu i udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Fillimi i mbledhjes së firmave të nevojshme për peticionet për tërheqjen e kryetarit do të përfaqësonte një sinjal të rëndësishëm dhe do të garantonte se bojkoti i zgjedhjeve të prillit nuk do të përsëritet, por në të njëjtën kohë, BE-ja vazhdon ta marrë në konsideratë se dorëheqja e kryetarëve është mënyra më e shpejtë dhe më efikase nëse dëshirojmë të ecim përpara me zgjedhjet në Veri të Kosovës deklaroi shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Szunyog beson se ajo që ndodhi më 24 shtator ishte një kambanë e fortë alarmi dhe se të gjitha veprimet që mund të përshkallëzojnë më tej situatën në terren duhet të shmangen.