Konjufca: Visari do të më gjuante me gotë nëse para 7 vitesh do t’i thosha se ai një ditë do t’i bashkohej Haradinajt

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka ironizuar me Visar Ymerin, për bashkimin e Partisë Socialdemokrate në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Në një debat televiziv përball Ymerit në KTV, Konjufca ka thënë se nëse ai do të parashikonte para disa vite një bashkëpunim të Ymerit me Ramush Haradinajn atëherë do të gjuhej me gotë nga ish-bashkëpartiaku i tij.

“Nëse do të kishim qenë unë dhe Visar Ymeri në një debat së bashku në vitin 2012, e po t’i kisha thënë unë Visarit se ti do t’i bashkohesh Ramush Haradinajt, ai do të më kishte gjuajtur me gotë”, ka thënë Konjufca.

Ymeri ka thënë se Vetëvendosje ka ndryshuar konceptet e saj ideologjike, por nuk është duke i pranuar këto ndryshime publikisht.