Konspiracioni: Izraeli pranoi sulmin vetëm për të shfarosur Hamasin/ “Kina dhe Rusia nxitën sulmin”

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledion Krisafi ka hedhur idenë e një konspiracioni, se Izraeli ka pranuar sumin me qëllim shfarosjen e Hamasit.

Në një intervistë për emisionin Quo Vadis, ai tha se organizimi i sulmit ka ardhur nga një grup shumë i vogël në nivele më të larta.

“Unë mendoj që mund të ketë qenë një grup fare i vogël që ka organizuar sulmin, në nivele të larta. Ata që janë në nivele të ulta nuk kanë pasur interes. Ka një anë tjetër që është konspiracioniste, që ndoshta Izraeli mund të ketë mbyllur një sy sepse nëse reagimi është ai që pritet të ndidhë, Izraeli ka gjetur justifikimin për të shfarrosur Hamasin. Është thjesht konspiracion dhe interpretim”.

Ndërsa teologu Enklid Pelari është shpehur se Kina dhe Rusia janë mbështetëse të sulmeve të Hamasit në Izrael.

“Aty ka një prani kinezo-ruse. Në gusht të këtij viti ministri i Jashtëm kinez sheshoi të gjithë divergjencat që Arabia Saudite kishte me Iranin. Këto divergjenca kishin gjysëm shekulli që nuk sheshoheshin nga diplomacia amerikane. Kina sot Hamasin nuk e ka cilësuar grup terrorist. Agjenturat palestineze gjithmonë kanë pasur rrjet informacioni në Izrael dhe një zyrtar i lartë në Izrael thoshte që ne dhe milingonat i dinim kur do vinin. Në këtë kontekst, është një agjenturë shumë më lartë dhe është Rusia, mund të jetë edhe Kina nuk e di. Kina në mënyrë indirekte po i shërben Rusisë”.

Vizionplus.tv