Kurti udhëton në Zvicër, do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

Albin Kurti, kryeminister i Kosoves
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar në Zvicër ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botërore (WEF) në Davos.

Sipas komunikatës nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se Kurti bashkë me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të marrin pjesë në hapjen e panairit “Swissbau 2024”, ku 12 kompani vendore do të promovojnë prodhimet e tyre.

Ndërsa, në Davos krahas takimeve që janë paraparë me zyrtarë të lartë nga Kryeministria është thënë se Kurti do të jetë edhe folës në panele të diskutimit.

“Gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, fillimisht ai së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të marrin pjesë në hapjen e panairit “Swissbau 2024”, ku 12 kompani vendore do të promovojnë prodhimet e tyre. Pastaj do të udhëtojë për në Davos për të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), ku krahas takimeve bilaterale me homologë, zyrtarë të lartë shtetërorë dhe përfaqësues të kompanive ndërkombëtare është i ftuar edhe si folës në panele të diskutimit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.