Kontejneri me kokainë, Krimet e Rënda lënë në burg Arbër Çekajn. Avokati: Kishte vetëm bananet

Gjykata për Krime të Rënda ka lënë në fuqi vendimin arrest me burg të dhënë në mars të 2018 për Arbër Çekajn, pronari i ngarkesës me banane ku u kapen 613 kg kokainë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se avokati Maks Haxhia ka kërkuar revokim mase, dhe ndryshimin e saj në një masë më të butë.

Sipas avokatit Arbër Çekaj ka patur vetëm bananet, ndërsa pronari i kontenierit ka qenë tjetër person dhe ai duhet hetuar. Arbër Çekaj sipas avokatit nuk ka lidhje me këtë ngjarje.