Korça tronditet përsëri nga tërmeti

Korça është goditur përsëri nga tërmeti gjatë mbrëmjes. Lëkundjet e tërmetit në disa nga zonat e Korçës ka vijuar pothuajse gjithë ditën, duke shkaktuar dëme materiale.

Lëkundjet kanë qenë të magnitudës 4,3, ndërsa epiqendra ka qenë në pjesën greke te kufirit, rreth 39 kilometra larg Korçës.

Banorët të cilët janë prekur nga lëkundjet sizmike do të qëndrojnë jashtë banesave.

Ndërkohë, skuadrat e emergjencave civile bashkë me ushtrinë kanë ngritur tenda për t’i ardhur në ndihmë.

Bëhet me dije se në Qafëzez ka 67 objekte të dëmtuara, Selenicë rreth 30 familjeve u janë dëmtuar banesat, Helmes, Gostivisht e Qinam ka vetëm 3 banesa të dëmtuara, Vodicë vetëm një, ndërsa në Rehovë 15 raste relativisht të lehta./ Opinion.al