Pas mesazhit të SHBA-së për Kurtin, reagon Hoti: Janë marrdhënie ekzistenciale, duhet të mirëmbahen

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdulla Hoti ka reaguar pas deklaratave të ndihmës-sekretarit amerikan James O’Brien, i cili tha se me vendimin për ndalimin e dinarit, qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara.

“Deklarimet e Ndihmës-sekretarit Amerikan të Shtetit duhet të merren me shumë shqetësim. Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë ekzistenciale. Kush nuk e kupton këtë nuk e meriton të jetë në krye të institucioneve. Bartësit e institucioneve të vendit e kanë për obligim të mirëmbajnë këto marrëdhënie të pacenueshme. Keq. Në prag të përvjetorit të pavarësisë, do të duhej të merrnim mesazhe urimi.”, ka shkruar Hoti në Facebook.