Korçë/ U kap me 46 kg drogë në makinë, policia i sekuestron 20 mijë Euro

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 34-vjeçar me iniciale Th.Dh., banues në Korçë i cili po tranportonte drogë me makinën e tij tip Benz.

Ai ka tentuar të largohet por është vënë në pranga pas ndjekjes së policisë.

Në automjetin e tij u gjetën 46 kg drogë. Policia ushtroi kontrolle edhe në banesën e tij gjatë të cilave sekuestroi 20 000  Euro dhe 10 aparate celularë.

Shqiptarja.com