Koronavirusi ia merr jetën mjekut nga Shtimja

Kirurgut të njohur oral nga Shtimja, Hasan Salihu, sot ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Shtimës, Naim Ismajli.

Ai ka treguar se Salihu, fillimisht ka qenë i prekur me koronavirus dhe për pasojë ka pësuar edhe infarkt në zemër.

“Po ka qenë i prekur me COVID-19 dhe si pasojë ka pësuar infarkt”, ka thënë shkurt Ismajli.

Për Salihun ka shkruajtur edhe doktoresha nga Klinika Obstetrike Gjinekologjike në Prishtinë, Albulena Gashi.

“Zoti i do njerëzit e mirë më shumë se ne, prandaj i merr ata më herët pranë vetes. Sot na la njeriu më i mirë dhe punëtor, kirurgu oral, dr. Hasan Salihu”, shkroi Gashi ndër të tjera në Facebook.