Koronavirusi në Shqipëri, vetëm 1 rast në 24 orë

Në bilancin e përditshëm zyrtar, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Gjithashtu, nga 1960 testime, janë konfirmuar 14 persona të shëruar dhe  vetëm 1 rast i ri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1960 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv 1 qytetar nga Kavaja.

Aktualisht janë 87 pacientë aktivë me COVID19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,955 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        1

Të shëruar në 24 orë     14

Të shtruar në spitale      2

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                1960

Testime totale            783,516

Raste pozitive             132,497

Raste të shëruara        129,955

Raste Aktive                 87

Humbje jete                  2,455

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          28

Shkodër       26

Durrës          10

Lezhë           7

Berat             6

Elbasan       4

Dibër             2

Kukës           2

Korçë              1

Vlora                1