Ministri i Arsimit iu uron fat në testim maturantëve

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj u ka uruar sukses maturantëve që sot i nënshtrohen Testit të Maturës.

Me anë të një postimi në Facebook, ai ka kërkuar respektimin e masave kundër COVID-19, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë:

Të gjithë maturantëve që sot po marrin pjesë në Provimin e Maturës Shtetërore 2020, ju uroj të kenë suksese në karrierë dhe në jetë.

Falënderoj, po ashtu, edhe gjithë personelin e angazhuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit të Maturës.

Pa panikë dhe ta ruajmë shëndetin!

Bartni maska, mbajeni distancën dhe higjienën!