Kosnett: I inkurajuar të shoh që disa të dënuar po shkarkohen nga pozitat

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka deklaruar se ndjehet i inkurajuar të shoh që disa të dënuar që po shkarkohen nga pozitat- kjo duhet të bëhet procedurë standarde për qeverinë.

“I inkurajuar të shoh që disa të dënuar po shkarkohen nga pozitat- kjo duhet të bëhet procedurë standarde për qeverinë. I kënaqur që shoh që mediat po flasin për një të dënuar për krime lufte të emëruar… shkarkimi do të dëshmonte respektim të sundimit të ligjit”, ka shkruar në Twitter, ambasadori Philip Kosnett.

Para disa ditëve kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka liruar nga detyra e këshilltarit politik, Sylejman Selimin për shkak të presionit ndërkombëtar, e gjithashtu nga detyra u lirua edhe zëvendës ministri i Administratës Publike, Bujar Nerjovaj.