Kosnett uron Vjosa Osmanin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka uruar Vjosa Osmanin që u zgjodh presidente.

Kosnett përmes një postimi në Twitter ka shkruar se ShBA-të janë të përkushtuar të mbesin partner i afërt i Kosovës, transmeton Indeksonline.

Vjosa Osmani u zgjodh sot presidente e vendit me 71 vota në seancën e sotshme.

Postimi i plotë i Philip Kosnett:

Urime për Vjosa Osmanin që u zgjodh presidente dhe për deputetët që morën pjesë në seancën e sotshme. ShBA-të mbesin të përkushtuar që të jenë partnerë të afërt me Republikën e Kosovës që të ndërtojmë një të ardhme me paqe, drejtësie dhe prosperitet për të gjithë qytetarët.