Kosova bojkton ceremoninë e Nobelit, shkak: Kontraversi Peter Handke

Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit për shkak se akdemia suedeze i dha çmimin një personi që ka përkrahur gjenocidin e Millosevicit në Kosovë, siç është shkrimtari Peter Handke.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli e ka konfimuar këtë në rrjetin social Facebook, ku ka njoftuar se Ambasadorja Shkendije-Geci-Sherifi, s’do të marrë pjesë në këtë ngjarje.

“Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Unë konfirmoj se ambasadorja ynë Znj. Shkendije-Geci-Sherifi do të bojkotojë këtë event, shkaku i fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit.

Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë, që shkrimtari austriak, Peter Handke, fitues i çmimit Nobel për letërsi nga Akademia Suedeze për vitin 2019’të, e mbrojti angazhimin e tij në mbrojtje të Serbisë gjatë luftës në ish-Jugosllavi e shtoi se asnjëherë nuk është përkulur para Milosevic./gazetametro.net