Aksident i rëndë në Mal të Zi, dy të rinjë humbin jetën derisa po shikonin për ta përkrahur skuadrën e zemrës

Në Brajici të Malit të Zi, sot ka ndodhur një aksident i rëndë automobilistik.

Derisa kishin marrë rrugën për ta shikuar një ndeshje, dy të rinjë ndërruan jetë derisa një tjetër pësoi lëndime të rënda trupore, shkruan Zëri.info.

Pas aksidentit, të rinjtë u dërguan në Qendrën Klinike në Podgoricë.

Aksidenti ndodhi kur një makinë me pesë tifozë u përplasën me një humnerë pas daljes nga tuneli në Brajici.

Makina kishte pesë tifozë të Buducnostit që po udhëtonin drejt Radanovicit për ta përkrahur skuadrën e tyre të zemrës në ndeshjen e fundit të këtij viti.