Kosova dërgon edhe 100 policë në Shqipëri

Edhe ditën e dytë pas tërmetit në Shqipëri, Policia e Kosovës ka dërguar njësitet policore në përbërje prej 100 operatorëve tjerë të njësiteve të specializuara, të cilët do të jenë në shërbim të autoriteteve atje, në kërkim-shpëtim të banorëve që dyshohet se kanë mbetur nën gërmadha të objekteve të rrënuara.

Policia e Kosovës është në gjendje gatishmërie që sipas nevojës të angazhohet me kapacitetet e saj në dispozicion.