Kosova ende pa vaksina, Zemaj thotë se jemi shembull i menaxhimit të pandemisë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Kosova është shembull për menaxhimin e COVID-19.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se ministria që ai e drejton ka bërë të gjitha përgatitjet për vaksinimin e qytetarëve.

Ai gjatë takimit të komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19, tha se janë angazhuar maksimalisht në luftën kundër virusit.

“MSh bashkë me institutin ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për vaksinim. Jemi të angazhuar me partnerët tanë, dhe me prodhuesit për të siguruar vaksinimin. Qeveria e Kosovës ka paraparë 40 milionë euro për vaksinat anti-Covid për vitin 2021, ndërsa vaksinat do të jepen falas për qytetarët”, tha ai.

Sipas tij, Kosova është shembull në rajon, sa i përket menaxhimit me pandeminë.

“Ne kemi bërë më shumë sesa i gjithë rajoni. Kemi qenë dhe mbetemi shembull për menaxhimin e pandemisë. Derisa nuk jemi pjesë e OBSh ne nuk jemi fajtor që nuk arrijnë vaksina tek ne. Ne kemi bërë më shumë sesa i gjithë rajoni. Kemi qenë dhe mbetemi shembull për menaxhimin e pandemisë. Derisa nuk jemi pjesë e OBSh, ne nuk jemi fajtor që nuk arrinë vaksina tek ne” , tha ai.