Kosova i lë specialistët rrugëve (papunë), Serbia hap konkurse

Specialistët e papunë të stomatologjisë përmes një reagimi kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj institucioneve ku thonë se mos te neglizhojnë aspektin profesional dhe mos të na demotivojnë për një të ardhme në këtë vend.

Reagimi i plotë:

Te mllefosur te gjithe, me vite jemi poshteruar, neglizhuar dhe duke thyer dinjitetin tone prej mjeku Specialist, e sidomos Specialistet e papune te Stomatologjise.

Kerkojme me urgjence nga strukturat pergjegjese shteterore:

  • Ministria e Shendetesise dhe
  • Komisioni Parlamentar per Shendetesi dhe Mireqenie Sociale, te marrin per baze vete reagim, mos te neglizhojne aspektin profesional dhe mos te na demotivojne per nje te ardhme ne kete vend.

Te gjithe ne jemi profesioniste te vertete qe dijme te bejme punen profesionale me pergjegjesi. Kemi bere nje betim (HIPOKRATI) se nuk do i dallojme njerezit as nga raca, kombesia e religjioni, por do i sherbejme secilit qytetar qe ka nevoje per ndihmen tone.

Pervojat praktike gjate studimeve dhe puna profesionale mbas shkollimit tregojne per aftesite tona te pergjithshme. Te gjithe ne jemi specialiste te papune, te cilet nuk jemi sistemuar neper institucionet publike shendetesore dhe zgjidhja e vetme eshte qe te koordinohemi ne mes vete si kolege ku angazhohemi nga 2-3 ore ne dite neper ordinance private sa per te mos e harruar profesionin tone.

Ne kete kohe pandemie hapen konkurse nga struktura tjera brenda Kosoves per mjek dhe infermier konkretisht nga Serbia, ku dihet qe Kosova ka specialiste te papune me bollek dhe qe bredhin rrugeve. Disa nga mjeket tone specialist u detyruan qe te largohen nga Kosova per nje jete me te mire, jane po ata qe njihen per profesionalizmin dhe perkushtimin neper Instuticione Shendetesore evropiane.

Nese nuk qenka aq me rendesi per popullaten kujdesi ndaj shendetit oral, a thua pse duhet sot ne kete kohe pandemie domosdoshmeria e mbajtjes se maskes qe te mbulohet goja dhe hunda:

Sepse goja eshte porta hyrese e te gjitha bakterieve dhe viruseve, te cilat fillimisht hyjne nga goja, lokalizohen ne goje dhe barten neper organet tjera, ku edhe i atakojne ato direkt. Prandaj ta keni parasysh se puna e profesionisteve shendetesore ne kete rast specialisteve te stomatologjise eshte jetike dhe shume e rendesishme per shendetin e shoqerise tone.

Si perfundim,

Lusim institucionet shteterore, e ne veqanti Minstrise se Shendetesise dhe Komisonit Parlamentar per Shendetesi dhe Mireqenie Sociale, qe ta marrin parasysh reagimin tone, perndryshe ta dijne qe ne kete kohe pandemie me COVID-19 i kemi kursyer nga protestat, shume shpejte do te na kene perballe nese jo brenda atehere gjithsesi tek rrethojat e Ministrise se Shendetesise.