Arrestohet pasi e kanosi babanë e tij, shkak mosmarrëveshja për veturë

Një person është arrestuar në Pjetërshticë të Shtimes, pasi për shkak të një mosmarrëveshje për një veturë, e kishte kanosur babanë e tij.

Në njoftimin e policisë thuhet, se i dyshuari i kishte shkaktuar dëme materiale edhe garazhit të veturës.

“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor tê Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim.