Kosova i reagon Putinit, i cili deklaroi se në Ukrainë po luftojnë mercenarë nga Kosova e Shqipëria

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar pas deklaratave të presidentit rus, Vladimir Putin, i cili tha se në Ukrainë po luftojnë edhe mercenarë kosovarë.

Gërvalla përmes një reagimi në llogarinë e saj Twitter, e ka barazuar Putinin me kriminelët e luftës.

“Nuk ka mercenarë të Republikës së Kosovës. Krimineli i luftës Putin po përpiqet të shpërqendrojë nga lufta dhe gjenocidi i tij kundër Ukrainës duke bërë luftë propagandistike. Ai po gënjen, përsëri. Ne e dimë atë lojë, nga Millosheviqi te Vuçiq. Kosova qëndron me krenari me Amerikën, Bashkimin Evropian dhe Ukrainën, kundër kriminelëve të luftës”, ka shkruar Gërvalla.