Zemaj thotë se testet për Covid-19 të kryera në IKSHPK janë cilësore dhe të besueshme

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj thotë se testet për Covid-19 të kryera në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë cilësore dhe të besueshme. Për këtë ai ka përmendur dy kontrolle të organizuara nga OBSH.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka dhënë këtë lajm.

“IKSHPK, Departamenti i Mikrobiologjisë, këtë vit mori pjesë në tri kontrolle të jashtme të kualitetit për testimin molekular me Rt PCR, dy për Sars-CoV-2 dhe një për Influencën. Dy kontrolle janë organizuar nga OBSH-ja dhe një nga Instituti “Pastuer” në Paris (përmes projektit MedilabSecure dhe QCMD – Quality Control for Molecular Diagnostics, në Skoci).”, shkruan Zemaj në Facebook.

Njoftimi i plotë i Zemajt:

Konfirmohet cilësia maksimale dhe besueshmëria e plotë e testeve të kryera në IKShPK

IKSHPK, Departamenti i Mikrobiologjisë, këtë vit mori pjesë në tri kontrolle të jashtme të kualitetit për testimin molekular me Rt PCR, dy për Sars-CoV-2 dhe një për Influencën. Dy kontrolle janë organizuar nga OBSH-ja dhe një nga Instituti “Pastuer” në Paris (përmes projektit MedilabSecure dhe QCMD – Quality Control for Molecular Diagnostics, në Skoci).

Në EQA 1 (external quality assessment) për detektim të Sars-CoV-2 me Real Time PCR, të organizuar nga OBSH-ja në prill 2020, pesë mostrat e dërguara ishin të detektuara 100% saktë;

Në EQA 2, të organizuar nga OBSH-ja për detektim të Influencës me Real Time PCR, në qershor 2020, të gjitha 10 mostrat ishin detektuar dhe subtipizuar në mënyrë të saktë;

Në EQA 3, të organizuar nga QCMD për detektim të Sars-CoV-2 me Real Time PCR, përmes projektit Medilab Secure të Institutit “Paster”, në shtator 2020, nga 8 mostrat të dërguara, 100% ishin detektuar në mënyrë të saktë.

Raportet e tri paneleve të kontrollit të jashtëm të kualitetit janë dëshmi e këtyre konstatimeve dhe besueshmërinë e IKShPK dhe punonjësve tanë.

Për këto rezultate të kualitetit maksimal, meritor janë mikrobiologët si dhe laborantët në Departamentin e Mikrobiologjisë në IKShPK të cilët me përkushtim maksimal janë duke zbatuar profesionalizëm të plotë nga fillimi i pandemisë me Covid 19.