Kosova- Irlanda e Veriut, publikohen formacionet zyrtare

Me fillim nga ora 20:45, në “Fadil Vokrri”, Kosova do ta luajë ndeshjen e tretë në kuadër të Nations League.

“Dardanët” do të përballen me Irlandën e Veriut.

Tashmë kur ka mbetur edhe pak kohë deri në fillimin e ndeshjes, dy trajnerët i kanë publikuar formacionet zyrtare, me të cilat do ta nisin ndeshjen.

Ekipi i udhëhequr nga Alain Giresse do të ketë disa ndryshime në formacion, shkaku i mungesave të lojtarëve.