Detajet e reja për arrestimin e Lavdim Krasniqit: Dyshohet për korrupsion

Mëngjesin e sotëm është arrestuar Drejtori i Sekretariatit të të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi.

Nga burime brenda Policisë së Kosovës, Gazeta Blic merr vesh se Krasniqi është arrestuar nën dyshimin për korrupsion.

“Krasniqi u arrestua sot paradite. Ai dyshohet për vepra korruptive”, thonë burime.

Ai u arrestua në zyrën e tij nga Drejtoria për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

As nga Policia e Kosovës e as nga Prokuroria ende nuk kanë folur zyrtarisht.

Ndryshe, ditë më parë ishin arrestuar edhe shumë zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, në lidhje me keqpërdorimin e subvencioneve.