Kosova mposht Maltën me rezultat të thellë

Kosova e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin në ‘FIBA European Challanger’ në Prishtinë.

Dardanët shkatërruan Maltën në ndeshjen e parë duke e mposhtur me rezultat të thellë 117-20, raporton KP.

Fitorja e Kosovës nuk u vë asnjëherë në diskutim pasi ata krijuan epërsi prej 40 pikësh në pjesën e parë.

Ndeshja e radhës e Kosovës do të jetë kundër Moldavisë që zhvillohet të martën nga ora 17:00.

Përveç Kosovës, në këtë kampionat po marrin pjesë edhe Shqipëria, Luksemburgu, Malta, Moldavia dhe Gjibraltari.