Zyrtare: Mauricio Pochettino shkarkohet nga posti i trajnerit te Tottenhami

Skuadra e Tottenham Hotspur ka shkarkuar nga detyra e kryetrajnerit të skuadrës, Maruicio Pochettinon.

Nënkampioni i Europës është larg formës që ishte sezonin e kaluar. Spurs renditen në pozitën e 14’të në Premier Ligë me 14 pikë të grumbulluara nga 12 ndeshje.

Dhe, rezultatet e dobëta kanë shtyer drejtuesit e klubit londinez që të shkarkojnë nga detyra trajnerin argjentinas, i cili ishte pjesë e tyre që 5 vite.

“Kemi hezituar shumë për ta bërë këtë ndryshim dhe nuk është një vendim që bordi e ka marrë me lehtësi e as me nxitim. Fatkeqësisht rezultatet në kampionatin vendas në fund të sezonit të kaluar dhe në fillim të këtij sezoni, kanë qenë jashtëzakonisht zhgënjyese” – thuhet mes tjerash në njoftimin e Presidentit të klubit, Daniel Levy.