Kosova ndër vendet me qasjen më të madhe të internetit në Evropë

Kosova qëndron në krye të Evropës, sa i përket përhapjes së internetit me 93%. Sipas Eurostat, vendi ynë lë prapa të gjitha vendet e rajonit, madje konkuron me vendet më të zhvilluara të kontinentit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit dhe i PDK-së, Kadri Veseli, në postimin e tij në Facebook.

“Unë gjithmonë kam besuar se duke investuar më shumë në IT, do të mund të hapim më shumë vende të reja pune për të rinjtë tanë të talentuar, prandaj edhe kemi krijuar Ministrinë e Inovacionit e cila në të ardhmen do të jetë motor i zhvillimit të këtij sektori”, shkruan Veseli.

Postimi i plotë i tij:

28 vjet më parë, në gushtin e vitit 1991, World Wide Web filloi të funksionojë si shërbim publik, duke nisur një revolucion teknologjik që sot ka transformuar radikalisht jetët tona. Unë jam krenar me Kosovën, që sipas EUROSTAT-it qëndron në krye të Evropës, për sa i përket përhapjes së internetit me 93%.

Siç e tregon ky grafik, jo vetëm që vendi ynë lë prapa të gjitha vendet e rajonit, por konkuron me vendet më të zhvilluara të kontinentit. Unë gjithmonë kam besuar se duke investuar më shumë në IT, do të mund të hapim më shumë vende të reja pune për të rinjtë tanë të talentuar, prandaj edhe kemi krijuar Ministrinë e Inovacionit e cila nē të ardhmen do të jetë motor i zhvillimit të këtij sektori.