Kosova nga sot ka të drejt të aplikoj në Organizatat Ndërkombëtare, Serbia mund të bëj fushatë për ç’njohje

Dje u bën një vit nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë.

Në atë kohë, Kosova kishte pranuar që të mos aplikoj në asnjë organizatë ndërkombëtare për një vit, transmeton Indeksonline.

Marrëveshja obligoi edhe Serbinë, që të pezullojë iniciativën e saj për t’i bindur shtetet e ndryshme të botës që të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Por, sot dy shtetet rikthehen përsëri në 3 shtatorin e 2020-tës. Kosova mund të aplikoj në organizatat ndërkombëtare, kurse Sërbia mund të vazhdoj me fushatën e saj për ç’njohje të pavarësisë së Kosovës.

Për dallim nga vit ii kaluar, në Kosovë tash kryeministër është Albin Kurti, lideri i Lvëvizjes Vetëvendosje. Kurse, vjet ishte Avdullah Hoti i LDK-së.

Tek Serbia nuk ka ndryshuar pushteti, Aleksander Vuçiq vazhdon të jetë president.

Edhe në ShBA, pushteti ka ndryshuar. Më nuk është Donald Trump por Joe Biden.