Kosova pikë pajtimi mes Francës e SHBA-ve, Trump nuk i pengon përpjekjet e Macron për dialogun

Deklarata e zyrtarit të Departamentit të Shtetit Amerikan, Philip Reeker, se SHBA-të janë të gatshme të përfshihen në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, po cilësohet si “reagim i drejtëpërdrejtë” ndaj iniciativës së Francës për shtrirjen e ndikimit në Ballkan dhe rifillimit të procesit të dialogut.

Gazeta serbe, “Danas”, duke u bazuar në burimet e veta, shkruan sot se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump nuk do t’i pengojë përpjekjet e Francës dhe Gjermanisë për ‘ringjalljen e dialogut’, dhe arritjen e një marrëveshjeje finale mes dy vendeve, shkruan lajmi.net.

“Qëndrimet e SHBA-ve për problemin e Kosovës nuk ndryshojnë fundamentalisht nga ato të Francës. Të dy palët mendojnë se duhet gjetur një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se dy vendet duhet ta njohin njëra tjetrën.

Ani pse Macron e Trump kanë këndvështrime të ndryshme për Iranin, dhe çështje tjera si ndryshimet klimatike, presidenti amerikan nuk do t’i pengojë përpjekjet e Francës në këtë proces”, theksojnë këto burime.